Portali i Cilësisë së Ajrit Kosova (PCA) është shërbim publik që ofron informacion aktual të cilësisë së ajrit nga rrjeti i 12 stacioneve të monitorimit. Gjithashtu ofron parashikim 3-ditor të cilësisë së parashikuar të ajrit në bazë të modelimit matematikor.
Qëllimi kryesor i PCA është të japë përgjigje në pyetjet vijim:
- Çfarë janë nivelet aktuale të ndotjes?
- Çfarë ndikimi ka në shëndetin tim?
- Si ta zvogëlojë këtë ndikim?
I dizajnuar për ta informuar qeverinë dhe publikun e gjerë të Kosovës, PCA mund të përdoret edhe nga specialistë mjedisorë, shkencëtarë, shoqëria civile dhe akademia. PCA përfshinë të dhëna nga monitorimi, të cilat mund të shkarkohen në formatin excel apo si Vlerë e Ndarë me Presje (CSV) për analiza të mëtejshme.
Të gjitha të dhënat në PCA janë paraqitur në zonën kohore të Kosovës (me përjashtim të rrëshqitësit të kohës Terria Map i cili tregon të dhënat në zonën kohore të pajisjes nga e cila shikohet).
Të dhëna nga Stacionet Monitoruese të Kosovës
Buzëqeshjet me bazë ngjyrash të paraqitura në hartën e PCA-së tregojnë cilësinë aktuale të ajrit bazuar në matjet në stacionet e monitorimit të Kosovës. Ngjyra e buzëqeshjes pasqyron nivelin e Indeksit të Cilësisë së Ajrit (ICA) – i mirë, mjaftueshëm, mesatar, i dobët, shumë i dobët dhe jashtëzakonisht i dobët. ICA është qasje standarde evropiane për matje, klasifikim dhe krahasim të cilësisë së ajrit duke përdorur grupin standard të parametrave dhe pasqyron ndikimin e mundshëm të cilësisë së ajrit në shëndet.
Duke klikuar në stacionet e monitorimit në PCA do të shfaqen informacionet mbi shëndetin përqendrimet e ndotësve: lëndët e grimcave (PM10 dhe PM2.5), dioksidi i azotit (NO2), dioksidi i sulfurit (SO2), monoksidi i karbonit (CO), ozoni (O3) dhe kushtet themelore të motit, si dhe niveli i ICA.
Shërbimi i Parashikimit në Kosovë
Matja e të dhënave të cilësisë së ajrit, pavarësisht saktësisë, mund të ofrojë informacione vetëm në lokacionin e një stacioni të veçantë të monitorimit të cilësisë së ajrit. Për të ofruar vlerësime të sakta të cilësisë së ajrit dhe parashikime të cilësisë së ajrit për tërë Kosovën është krijuar një model matematikor, i cili përdoret për gjenerimin e parashikimeve 3-ditore në dispozicion në PCA. Modeli shfrytëzon parashikimin e motit dhe modelet e shpërndarjes së ndotjes së ajrit në atmosferë në bazë të numrit të zvogëluar të 4 ndotësve: PM10, PM2.5, dioksidi i azotit (NO2) dhe ozoni (O3).
Qasja në parashikime është e mundur nëpërmjet menysë rënëse “të dhënat e parashikimit” në PCA dhe janë në dispozicion në dy nivele – për tërë Kosovën (rrjeti 1 km për vendin dhe 0,5 km në qytete) dhe për Prishtinën me modelim më të detajuar dhe harta me rezolucion më të lartë (200 m në qytet dhe 50 m përgjatë rrugëve kryesore).
Parashikimet përdoren për t’i parashikuar përqendrimet e ndotësve, nivelin e ICA dhe efektet e mundshme shëndetësore. Prandaj, lejojnë planifikimin e aktiviteteve në një mënyrë që zvogëlon ekspozimin ndaj niveleve të larta të ndotjes.
Aplikacioni Mobil
Për qasje të lehtë, informacionet për cilësinë e ajrit në Kosovë janë në dispozicion edhe nëpërmjet aplikacionit në telefon të mençur, i cili është zhvilluar në konsultim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Agjensionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fondacionin e Mijëvjeçarit për Kosovë (MFK) dhe palët tjera të interesit.