Çfarë është ndotja e ajrit?
Ndotje e ajrit janë substancat në atmosferë që janë të dëmshme për njerëzit, kafshët e egra apo bimët dhe dëmton klimën, materialet dhe ndërtesat. Ndotja e ajrit përbëhet nga kimikatet apo grimcat: gazet, grimcat e ngurta, apo spërklat e lëngshme. Ndotja e ajrit mund të jetë natyrore dhe me origjinë njerëzore dhe mund të përfshijë lëndët e grimcave (PM2.5 dhe PM10), dioksidin e azotit (NO2), dioksidin e sulfurit (SO2), ozonin (O3), monoksidin e karbonit (CO) – ku të gjitha janë komponentë të mëdha të ndotjes urbane të ajrit. Aktualisht nuk ka dëshmi të qartë për nivelin e sigurt të ekspozimit nën të cilin nuk ka rrezik të ndikimeve negative në shëndet.
Çfarë e shkakton ndotjen e ajrit?
Burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë janë ngrohja shtëpiake, transporti rrugor, prodhimi i energjisë, proceset industriale dhe mbetjet komunale dhe bujqësore. Ndotja e ajrit është më e zakonshme në qytete të mëdha ku grumbullohen emetimet nga shumë burime të ndryshme. Burimet natyrore të ndotjes së ajrit përfshijnë zjarret në pyje, shpërthimet vullkanike dhe dheu dhe pluhuri i fryrë nga era.
Si mund të ndikojë ndotja e ajrit në shëndetin tuaj
Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur mund të shkaktojë efekte serioze dhe të përhershme shëndetësore si:
- plakja e përshpejtuar e mushkërive;
- humbja e kapacitetit të mushkërive dhe rënia e funksionit të mushkërive;
- zhvillimi i sëmundjeve të tilla si astma, bronkiti, emfizema, dhe ndoshta kanceri i mushkërive;
- dëmtimi i trurit;
- sëmundja ishemike e zemrës;
- goditje në tru.
Për më shumë informacione për efektet në shëndet vizitoni niph-rks.org.