Cilat grupe njerëzish janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit?
- Njerëzit me sëmundje të mushkërive (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (COPD), astma, kanceri i mushkërive), sëmundjet e zemrës (të tilla si angina, dhe një histori e sulmeve në zemër) ose diabeti janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.
- Të moshuarit janë në rrezik më të lartë për shkak të dobësimit të zemrës dhe mushkërive dhe rritjes së gjasave të problemeve shëndetësore të tilla si sëmundja e zemrës dhe mushkërive.
- Fëmijët janë gjithashtu më të prekshëm nga ndotja e ajrit sepse kanë një sistem të frymëmarrjes më pak të zhvilluar. Për shkak të madhësisë së tyre, fëmijët thithin më shumë ajër për kilogram të peshës trupore sesa të rriturit.
- Gratë shtatzëna – Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes.
Ju lutemi ndiqni 3 hapat e mëposhtëm për përdorimin e Indeksit të Cilësisë së Ajrit
- Hapi 1: Përcaktoni nëse ju (apo fëmijët tuaj) jeni në rrezik nga ndotja e ajrit. Për më shumë informacione për personat që mund të preken nga ndotja e ajrit në baza afatshkurta vizitoni niph-rks.org. Edhe mjeku juaj mund t’iu jap këshilla.
- Hapi 2: Kontrolloni parashikimin e ndotjes së ajrit.
- Hapi 3: Përdorni si udhëzim mesazhet shëndetësore të paraqitura më poshtë, të cilat i përkasin nivelit më të lartë të parashikimit të ndotjes.
Për më shumë informacione për efektet shëndetësore vizitoni niph-rks.org.